Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësues të biznesit. Në një prononcim për mediat, Basha është shprehur se qeveria po e çon drejt falimentit biznesin e vogël.
Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama për gjendjen e keqe të biznesit të vogël. Po ashtu, ai theksoi se PD mbështet kërkesat e tyre dhe se e gjithë vëmendja duhet të kthehet tek ky biznes.
“Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët. Biznesi i vogël përbën motorin e Shqipërisë. Taksat që ka paguar gjatë viteve sot ka nevojë më shumë se kurrë që ti marrë mbrapsht, por ka nevojë edhe për krijimin e një pakete mbështetëse. Po vuan edhe masa të tjera të ndërmarra kuturu. Fatura afrofe e energjisë që shkon me vlerën e marsit 2019 shkon me të njëjtën vlerë edhe tani që ka 6 javë mbyllur. Paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë kudo dhe jo aty ku shqiptarët kanë nevojë sot. Situata është dramatike. Ne mbështesim të drejtat dhe kërkesat e tyre. Po e ndjekim në një situatë kur me fjalë po thuhet se ndihmohet dhe nga ana tjetër javë vetë ata që po denoncojnë fatin që nuk ndihmohen. Energjia jonë dihet të jetë te pandemia ekonomike, që po i zë vendin asaj të COVID dhe ka përgjegjës këtë qeveri. Faturat dhe taksat ia kanë rritur për vite me radhë dhe sot ata kanë nevojë, jo për lëmoshë, por ti kthehen taksat tek ata që kanë vërtetë nevojë”, -tha Basha.