Samiti i Zagrebit, Basha rrëfen problematikat e Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Europiane (PPE), në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Mësohet se Basha ka kërkuar mbështetjen e Bashkimit Europian, pasi sipas tij, kriza ekonomike që ka përfshirë vendin është thelluar me numrin e lartë të vendeve të punës të humbura gjatë këtyre 2 muajve.

Krydemokrati ka folur dhe në lidhje me procesin e negociatave, ndërsa shton se plotësimi dhe zbatimi i kushteve është rruga drejt hapjes së negociatave dhe zgjidhjes së krizës së thellë politike në vend.

Ndërkohë, teksa i është referuar raportit të fundit të Freedom House, Basha ka shprehur domosdoshmërinë e reagimit të shpejtë për të ndalur zhbërjen e standardeve demokratike dhe të proceseve zgjedhore, goditjen ndaj drejtësisë së pavarur dhe lirisë së mediave.

Po ashtu, lideri i PD thekson se kërcënim real për mirëqenien dhe demokracinë përbën edhe rritja e nivelit të korrupsionit, siç konstatohet nga Transparency International.

Share This Article