Basha: Rama kriminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kriminale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në 10 ditëshin e fundit para zgjedhjeve ka një pyetje për qytetarët.

Basha nëpërmjet një postimi në Instastory pyet nëse e mbajti Rama zotimin për të zbatuar rekomandimet e GRECO-s për integritetin e anëtarëve të parlamentit.

Lideri i demokratëve në përgjigjen që jep thotë jo, pasi sipas tij Rama kriminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kriminale, por që u larguan falë iniciativës ligjore të PD, dekriminalizimit.

‘’A e mbajti Rama zotimin e 2013 për të zbatuar rekomandimet e GRECO-s për integritetin e anëtarëve të parlamentit?

Përgjigja Jo, Edi Rama kriminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kriminale, të cilët u larguan falë ‘’Dekriminalizimit’’, iniciativës ligjore të PD,’’ shkruan Basha.

Share This Article