Guardiola për yllin e Dortmundit: Është tepër i mirë për një 17 vjeç

albnews
By
1 Min Read

Pep Guardiola e arriti gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë si trajner i Manchester City, por prapëseprapë ai gjeti kohë për ta lartësuar yllin e ri të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Por ish-mesfushori i Birmingham City u bë lojtari më i ri anglez që shënon gol në Ligën e Kampionëve dhe lojtari i dytë më i ri në historinë e kësaj gare, pas ish-yllit të Barcelonës, Bojan Krkic.

Duke folur pas ndeshjes, Guardiola kishte vetëm fjalë të mira për talentin anglez.Reklamë

Trajneri spanjoll nuk mund të besojë se Bellingham është vetëm 17-vjeçar, pas paraqitjeve të tij në dy ndeshje kundër City.

“Nuk mund të besoj, mbase ai është gënjeshtar. Ai është tepër i mirë për një 17-vjeçar. Ai është lojtar fantastik”, tha Bellingham.

“Ishte një çast kur ai nuk e pranoi topin nga qendërmbrojtësit,  mënyra sesi ai bërtet dhe e kërkon topin do të thotë shumë për një 17 vjeç”, shtoi ai. 

Share This Article