Basha: Rama shperdoron miliona euro për fluturime me avionin e tij privat

albnews
By
1 Min Read

Krydemokrati Lulzim Basha, shprehet se në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që  Kryeministri Edi Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat.

Krahas postimit ka ndarë edhe shifrat që sipas tij, 1 orë udhëtimi që bën Rama me avionin e tij privat i kushton 15 mijë dollarë.

Ndër të tjera ai thotë se po shpërdoron taksat e qytetrëve, ndërsa shton se vettingu nëpolitikë ëhstëi rëndësishëm.

Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.  Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha.

Share This Article