Basha: Shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, shprehet se ekonomia e vendit është në krizë, ndërsa shëndetësia në kolaps.

Sipas Bashës, edhe pse PD ka 6 muaj që ka propozuar planin e masave për përballimin e qeverisë por kryeministri Edi Rama nuk e ka zbatuar.

Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, ka shkruar Basha.

Share This Article