Basha shpërndan pamjet: Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në Facebook-un e tij një dëshmi që vjen nga spitali Covid-2, “Shefqet Ndroqi”, ku një qytetar denoncon se nëna e tij po i vdes në autoambulancë se nuk ka vende në Sanatorium.

Sipas kreut të opozitës, nuk duhej të kishim ardhur në këtë situatë dhe prandaj janë kërkuar masa serioze që në fillim.

Jam shumë i tronditur nga këto pamje. Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën. Kjo është e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre. Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë! Kësaj i druheshim, prandaj kërkuam prej fillimit të merreshin masa serioze dhe të bëhej gjithçka për ti dalë të keqes para. Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më!” shkruan Basha.

https://www.facebook.com/watch/?v=662076421146345
Share This Article