Lideri i demokratëve, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit duke thënë se drejton një qeveri të dallavereve politike dhe të propagandës në rrjetet sociale.
Postimi i Bashës:
Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty!
Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje.
Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.
Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët.
Qeveria që ne do të ndërtojmë!