Ditën e sotme në orën 13:00 kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje në selinë blu me aleatët.
Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka dhe përfaqësues nga LSI-ja.
Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet për situatën ekonomike në vend dhe për Reformën Zgjedhore.
Takimi vjen në një moment kur ka rinisur dialogu për Reformën Zgjedhore mes palëve. Në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Reformës Zgjedhore u deklarua nga palët se për këtë reformë do kenë një konsensus. Opozita kërkoi që takimi i radhës të bëhet përballë dhe që i gjithë procesi të mbarojë më 31 maj.