Gjatë vizitës së tij në Uashington, presidenti shqiptar, Ilir Meta sot ishte i ftuar në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.
Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba dhe Ambasadorë të tjerë të pranishëm u njohën gjatë këtij takimi me zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht me proceset më të fundit në rajonin e Ballkanit.
Meta, falënderoi Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, duke vlerësuar aktivitetin e tyre dhe ndihmesën profesionale dhe këshillimore që ata japin për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.
Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, pranoi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë, me qëllim promovimin e vendit e forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve.