Bashkia e Vlorës paralajmëron rrezik nga përmbytjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët të shmangin lëvizjet me makinë për shkak të kushteve të motit që do të përfshijnë vendin. Në njoftimin në faqen e saj zyrtare thuhet se për shkak të shirave të dendur duhet treguar kujdes me vendin e parkimit për shkak se disa zona rrezikojnë përmbytje.

“Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten!

Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, thuhet në njoftim. 

Share This Article