Bayern Muencheni e ka fituar Superkupën e Gjermanisë.
Skuadra kampione e Gjermanisë në ndeshjen për Superkupë e mposhti Borussia Dortmundin të martën mbrëma me rezultatin 3:1.
Robert Lewandowski i realizoi dy gola (41’, 74’) për Bayernin, ndërsa një gol e realizoi Thomas Mueller (49’). Për Dortmundin shënoi Marco Reus (64’).
Për Bayernin është hera e nëntë që e fiton Superkupën e Gjermanisë.