Dujovski: Strehimi i afganëve s’përbën rrezik për Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read

“Qytetarët tanë nuk duhet ta shohin strehimin e afganëve në vend si  kërcënim për sigurinë”, tha për Alsat Nikolla Dujovski, dekani i Fakultetit të Sigurisë.

Ai bëri thirrje që të mos bëhet panik sepse këta janë njerëz që largohen nga Afganistani me forcë dhe për sigurinë e tyre.

Përndryshe, Maqedonia ka qenë në një situatë të ngjashme në të kaluarën. Në fillim të viteve 1990, mijëra refugjatë nga lufta në Bosnje u strehuan këtu. Shumica prej tyre shkuan në vende të treta ose u kthyen në atdheun e tyre pas përfundimit të luftës.

Share This Article