ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 6 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 6 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 6 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Baza e NATO-s në Durrës, Berisha: Me kënaqësi pashë sesi Stoltenberg bëri sikur nuk kishte dëgjuar asgjë nga Rama

albnews by albnews
14 July, 2022
in Albania
0
Baza e NATO-s në Durrës, Berisha: Me kënaqësi pashë sesi Stoltenberg bëri sikur nuk kishte dëgjuar asgjë nga Rama
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ishte ndjerë shumë mirë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, sipas tij e kishte shpërfillur propozimin e Kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e një baze të aleancës në portin e ri të Durrësit në Porto Romano.

“Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërsisht, sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qenë është dhe mbetet fuqimisht një forcë proatlantike e vërtetë.  Ajo mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën dhe garantoj edhe njëherë me këtë rast se është e gatshme t’i afrojë nesër në pushtet Aleancës, të gjithë lehtësirat aeroportuale dhe të tjera që asaj i duhen në territorin e Shqipërisë për përmbushjen e misionit të saj të madh.

RelatedPosts

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

“Ergys Agasi, kryeministri në hije”- Berisha: Ekziston një rrëmbim i tmerrshëm i tokave me Dallëndyshe Bicin!

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër 

Unë e përshëndes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës që për të mbuluar megaaferën e tmerrshme me Elemanin të përvetësimit të 1000 metrave katrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me angazhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një megaskandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive”, tha Berisha për gazetarët pasi u largua nga Kuvendi.

“Pata kënaqi të konstatoj se në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij me portin e madhërishëm që do të ndërtohej por Sekretari i përgjithshëm i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi por foli për rolin e Shqipëri Ballkanin dhe unë e përshëndes. Nga ana tjetër është guxim i madh të dalësh e të shëtisësh kur ke damkën e një megakorruptori e një persekutori të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjithçka për të lartë paratë e krimit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha kritikoi sistemin e drejtësisë, për faktin se, sipas tij, nuk ka vepruar si duhet ndaj korrupsionit të pretenduar të Kryeministrit Rama, por edhe paraardhësit të tij në krye të Partisë Demokratike.

“Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë. Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë”, tha Berisha në Kuvend.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result