Kaso: Në të gjitha sondazhet opozita ka rritje të qëndrueshme, do të vazhdojë deri në zgjedhje

 2,169 total views,  1 views today

Në RTV Ora, kandidati për deputet i PD-së, Ivi Kaso u shpreh se në të gjitha sondazhet e fundit tregojnë se opozita ka një rritje të qëndrueshme.

Sipas Kasos, njerëzit janë të detyruar që të jenë më të tërhequr në deklarimet e tyre në sondazhe sepse ndihen të kërcënuar me bukën e gojës, por si shtoi se ata do të votojnë ndryshe ne votime.

Në të gjitha sondazhet e fundit tregojnë se opozita ka një rritje të qëndrueshme dhe kjo do të vazhdojë edh enë 10 ditët e ardhshme. Pavarësisht dhunës dhe mekanizmit të pushtetit që kjo mazhorancë ushtron në mënyrë antiligjore ndaj atyre që i konsideron kundërshtar dhe jo mbështetës.

Prandaj njerëzit që janë të detyruar dhe të kërcënuar nën bukën e gojës, në sondazhe janë shumë më të tërhequr nga ajo që do të votojnë në 25 prill. Ndërkohë që u zgjodh një datë për zgjedhjet si 25 prilli për të shmangur emigrimin sezonal dhe për të shmangur stinën e ngrohtë, që pengonte pjesëmarrjen në votime.

Në këto muaj deri në shtator, qeveria do të mbetet në detyrë. Qeveria do të mandatohet menjëherë sapo të konstituohet parlamenti. Qeveria do të merret vetëm me shërbimet esenciale që vendi të vazhdojë normalisht. Sigurisht që kjo dritare do të shihet me lupë nga ana jonë”, tha Kaso.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •