Bota
BE ende pa marrëveshje për dalje nga kriza
Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë përgjigje të përbashkët ndaj krizës Corona. Bisedimet e ministrave të Financave të vendeve të BE përfunduan pa ndonjë kumtesë të përbashkët.
As pas negociatave të gjata mes ministrave të Financave të vendeve anëtare të BE, me video/konferencë, nuk u arrit ndonjë marrëveshje për të ndihmuar vendet ekonomisht më të dobëta në kohën e krizës Corona. Negociatat do të vazhdojnë, u tha të mërkurën në mëngjes. “Deri tani nuk ka kurfarë marrëveshjeje”. Bisedimet janë ndërprerë natën e kaluar pa harmonizimin e ndonjë dokumenti të përbashkët dhe pa kumtesë me të cilën jepen shpresa për ndonjë marrëveshje të mundshme.
Më së shumti probleme të martën në mbrëmje ka pasur për shkak të kërkesës së Italisë për bono të përbashkëta Corona. Ndërkohë që mosmarrëveshje ka pasur edhe për shkak të kushteve për përdorimin eventual të mjeteve nga ombrella financiare e fondit për shpërtimin e Euros ESM. Deri tani nuk është e qartë nëse në këtë drejtim ka pasur ndonjë përparim. Shefi i Eurogrupit Mario Centeno e ka shtyrë konferencën me gazetarë. Pritet që sot (08.04)t’u drejtohet gazetarëve.

Vendet e BE po kërkojnë një përgjigje të përbashkët për dalje nga kriza e rëndë ekonomike, si pasojë e virusit Covid-19. Deri tani vendet anëtare të BE kanë aprovuar programe ndihmash në vlerë prej biliona eurosh, ndërkohë që pritet që edhe BE të ndihmojë ekonominë e këtyre vendeve. Paratë do të sigurohen nga buxheti i BE si dhe Banka Qendrore Evropiane, e cila ka nisur një program gjigand në këtë drejtim. Por vendet e BE ende nuk kanë arritur marrëveshje për mënyrën e përdorimit të parave dhe për programet që duhen realizuar.
Instrumentet
Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz ka kërkuar nga homologët e tij që të merren tri lloj instrumentesh për solidaritet: Linjat kreditore parandaluese të programit ESM për vendet e prekura shumë, si Italia. Krijimi i një fondi garantues për kreditë e sipërmarrjeve nga Banka Evropiane e Investimeve si dhe programi i propozuar nga Komisioni Evropian për punë me orar të shkurtuar me emrin “Sure”. Shefi i Eurogrupit Mario Centeno tha se ky rrjet garantues përfshinë rreth 500 miliardë euro.
Grindje ka pasur rreth kërkesave që BE të përgjithësojë borxhet, përmes të ashqutuajturave Corona- apo Recovery Bonds. Franca, Italia, Spanjë dhe disa vende të tjera kanë kërkuar që të merren parasysh edhe këto mundësi për kohën pas pandemisë. Gjermania, Holanda dhe disa vende të tjera ishin kundër. Kjo do të jetë një prej temave më të nxehta edhe në ditën e dytë të bisedimeve.
Bota
Monedha vendase prek nivelin më të ulët, ‘shpërthejnë’ protestat në Iran
Protestat dhe grevat në Iran për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës janë përhapur nga kryeqyteti, Teherani, në disa qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.
Sipas mediave të huaja, protestat filluan të dielën pasi dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë kur riali iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.
Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë treguar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia u pa gjithashtu duke përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit.
Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dëgjojë “me durim, edhe nëse përballet me zëra të ashpër’.
Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në platformën ‘X’ vonë të hënën se kishte udhëzuar ministrin e brendshëm të zhvillonte bisedime me ata që ai i përshkroi si “përfaqësues” të protestuesve, në mënyrë që të merreshin masa “për të zgjidhur problemet dhe për të vepruar me përgjegjësi”.
Ai gjithashtu pranoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Abdolnasser Hemmati për ta zëvendësuar atë.
Bota
Rusia: Kemi vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi
Rusia ka publikuar një video duke deklaruar se raketat e saj Oreshnik, me kapacitet bërthamor, janë futur në shërbim aktiv në Bjellorusi, aleatin e saj fqinj, i cili gjithashtu ndan kufi me vendet e NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.
Putin ka pretenduar se këto armë janë të pamundura për t’u interceptuar, sepse shpejtësia e raketave supozohet të jetë më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit.
Ky veprim mund të lejojë që raketat bërthamore ruse të arrijnë objektivat në Europë më shpejt, nëse ruhen në një bazë në Bjellorusi. Raketat e mesme kanë një rreze prej rreth 5,500 km (3,415 milje), që do të thotë se mund të godasin kudo në Europë ose në bregun perëndimor të SHBA-së nga Rusia.
Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë të martën nuk specifikoi vendndodhjen e sistemeve të raketave në Bjellorusi, por tregonte transportimin e tyre nëpër pyje dhe kamuflimin me rrjeta.
“Divizioni i raketave Oreshnik ka filluar të kryejë detyrat e shërbimit luftarak në zonat e caktuara të vendit,” tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.
Bota
Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.
Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.
Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.
“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.
Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.
“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në
Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania7 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
