Ambasada e SHBA-së në Tiranë në Ditën e Marinës ka postuar pamje dhe foto gjatë ndalesës së anijes Trenton të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Portin e Durrësit javën e kaluar.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë përshëndet personelin ushtarak që ka shërbyer dhe shërben në marinën e SHBA-së.
“Sot, në Ditën e Marinës, përshëndesim të gjithë personelin ushtarak që kanë shërbyer, në të kaluarën dhe në të tashmen, në Marinën e Shteteve të Bashkuara, marinën më të madhe dhe më të fuqishme në botë. Ne duam ta festojmë këtë ditë me këto pamje të xhiruara gjatë ndalesës së anijes Trenton të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Portin e Durrësit javën e kaluar. USNS Trenton është një nga anijet transportuese më të shpejta të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014. Shihni këto pamje dhe Gëzuar Ditën e Marinës për të gjithë burrat dhe gratë që shërbejnë në këtë forcë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe kudo në botë”, njofton ambasada e SHBA-së në Tiranë./ATSH/
![](https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/Screenshot_2-10-757x420.png)
![](https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/Screenshot_2-10-757x420.png)
![](https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/Screenshot_3-5-751x420.png)
![](https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/Screenshot_3-5-751x420.png)