BE godet fort me sanksione/ Mbyllen në Europë mediat e Putinit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
FILE - From left, French President Emmanuel Macron, European Commission President Ursula von der Leyen and European Council President Charles Michel speak with each other prior to addressing a media conference after an extraordinary EU summit on Ukraine in Brussels, Feb 25, 2022. Within days, Russian President Vladimir Putin has achieved what remained out of the grasp of the European Union for many decades, to jointly buy and send weapons to a war zone, and restored something that was broken for years, trans-Atlantic unity. (Olivier Hoslet, Pool Photo via AP, File)

Bashkimi Evropian ka goditur sërisht fort duke miratuar anksione të reja kundër Rusisë.

Njëzet e shtatë vendet kanë dhënë dritën jeshile për të ndaluar transmetimin në BE të medias shtetërore ruse RT dhe portalit “Sputnik”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte akuzuar dy mediat shtetërore ruse për prodhimin e “gënjeshtrave për të justifikuar luftën e Putinit” në Ukrainë.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare në Bruksel kanë miratuar gjithashtu përjashtimin e “disa bankave ruse” nga sistemi Swift, një ingranazh kyç në financat ndërkombëtare, njoftoi gazeta Le Monde duke iu referuar presidenc franceze të BE-së.

Vendet anëtare më në fund ranë dakord për ndalimin e pjesëmarrjes së evropianëve në projektet e bashkëfinancuara nga fondi sovran rus i pasurisë RDIF.

Këto masa do të hyjnë në fuqi të mërkurën pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare të BE-së.

Share This Article