Shihni VIDEO-n e sulmit rus ndaj kullës televizive të Kievit

albnews
By
1 Min Read

Ukraina ka dënuar ashpër sulmin më të fundit të ushtrisë ruse ndaj kullës që shpërndan sinjalet televizive në Kiev, ku për pasojë humbën jetën dhe 5 civilë.

Sipas Kievit zyrtar, sulmi ndodhi shumë pranë një memorali që përkujton viktimat e “Babyn Yar”, një nga masakrat më të mëdha të nazistëve kundër hebrenjve.

Në një mesazh në Twitter, ministri i Jashtëm shkruan se ky sulm tregon se rusët nuk ndalen para asgjëje, duke i krahasuar ata me barbarë.

Share This Article