residenca gjermane është përpjekur kohë e fundit që të shënonte progres me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë brenda dhjetorit. Më 2 dhjetor pati tentativa nga presidenca gjermane për të arritur një kompromis lidhur me aprovimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Kjo u reflektua te përpjekja për kthimin e kuadrit negociues me të dyja vendet në agjendën e ambasadorëve të Bashkimit Europian. Kuadri negociues ishte hequr javët e fundit si pikë diskutimi në axhendën e ambasadorëve të Bashkimit Europian si rrjedhim i bllokimit të Bullgarisë lidhur me zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë me Maqedoninë e Veriut.
Dhe si opsion ishte ruajtur vetëm aprovimi i draft-konkluzioneve për vendet e zgjerimit. Përfaqësuesit e përhershëm të Bashkimit Europian kishin përfshirë në axhendën e takimit të tyre në 2 dhjetor diskutimin mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për kuadrin negociues, edhe për draft-konkluzionet për zgjerimin.
Duke qenë se të dyja pikat përbëjnë një objekt debati jo të vogël midis shteteve anëtare, Presidenca gjermane kishte vendosur t’u japë më shumë kohë vendeve anëtare për të marrë një vendim gjatë takimit të ministrave të çështjeve europiane në datën 8 dhjetor. Takim që i paraprin atij të liderëve europianë në 10 dhjetor.
Sot mëësohet se kuadri negociues me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr nga agjenda e ambasadorëve të Bashkimit Europian për shkak të mungesës së dakordësisë së Bullgarisë për Traktatit e Miqësisë me Maqedoninë e Veriut.
Sipas burimeve diplomatike të BE-së mësohet se në këtë fazë nuk mund të thuhet as nëse do të mund të ketë konkluzione për zgjerimin gjatë takimit të ministrave të çështjeve europiane më 8 dhjetor.
Mësohet se nesër do të ketë një diskutim të shkurtër, vetëm 10 minuta ç’ka tregon se nuk ka dakordësi mes shteteve për kuadrin negociues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Presidenca gjermane e ka përfshire diskutimin për zgjerimin në takimin e dites se nesërme në kuadrin e pikes « AOB », që përfshin çdo çështje tjetër përvec agjendës.
Kjo bëhet për të ushtruar sërish presion mbi Bullgarinë për bllokimin e kuadrit negociues dhe të konkluzioneve për zgjerimin.