BE i kërkon Prishtinës t’u japë kohë serbëve për targat e reja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Europian kërkoi që Prishtina t’i japë mjaftueshëm kohë serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, për të implementuar targat e reja dhe të ndërrojnë licencat e makinave të tyre me ato të Kosovës, deri më 31 tetor.

“Është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për implementimin e këtij plani, përfshirë edhe urdhrin që serbët etnikë që jetojnë në veri të Kosovës të ndërrojnë edhe licencat e automjeteve të tyre dhe që të përgatiten qytetarët, sipas praktikave më të mira europiane”, u shpreh zëdhënësja e shefit për politikë të jashtme në BE, Nabila Massrali.

Në ditën kur në veri hyri në fuqi reciprociteti për çështjen e targave për një periudhë 61 ditore, Kosova kërkon që serbët të pranojnë autoritetin e Prishtinës në çështjet rutinë burokratike, kërkesë kjo e ripërsëritur nga autoritetet që nga shpallja e pavarësisë së saj në 2008. Por këtë, edhe njëherë, BE synon ta arrijë vetëm përmes dialogut.

“Ne i kërkojmë të dy palëve që të ulen në dialog, të ndërmjetësuar nga bashkimi Europian, si e vetmja platformë për të adresuar e për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura të hapura mes tyre, mes tyre edhe ajo e targave”, shtoi Nabila Massrali.

Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe serbët që jetojnë në veri, konsiderojnë Beogradin, si kryeqytetin e tyre dhe jo autoritetet e Prishtinës.

Share This Article