BE-ja alokon 38 milionë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka alokuar 38 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Derisa është paraparë të alokohen edhe 373 milionë euro për rimëkëmbje socio-ekonomike.

“Iu kam shkruar kryeministrave të partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor për t’iu konfirmuar se ne jemi përkrah rajonit në luftën ndaj koronavirusit. Ne po i alokojmë 38 milionë euro për mbështetje të menjëhershme të sektorit të shëndetësisë dhe parashihen të alokohen mbi 373 milionë euro për rimëkëmbje socio-ekonomike”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Share This Article