BE-ja lë mundësinë e hapur për shtyrjen e Brexit-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian i hapi derën sot mundësisë për të shtyrë Brexit-in, përtej datës limit të 29 marsit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një zgjidhje racionale përballë krizës politike në Britani të Madhe mbi modalitetet e ndarjes.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk theksoi sot se ka diskutuar me kryeministren Theresa May për kontekstin juridik dhe procedurial të një shtyrje të mundshme të afatit, gjatë një takimi me kryeministren në kuadër të samitit BE-Liga Arabe në Sharm El Sheik.

“Mendoj se, duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi sot, një shtyrje shtesë do të ishte një zgjidhje racionale”, tha ai gjatë një konference për shtyp në përfundim të këtij samiti dy ditor, shkruan ATHS. BE-ja dhe 27 anëtarët e saj deri tani i kanë bllokuar përpjekjet e kryeministres May që synojnë të hapin sërish negociatat mbi Brexit të arritura në nëntor me qeverinë britanike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply