BE kërcënohet nga mungesa e ilaçeve për trajtimin e koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa vende të BE-së kërcënohen nga mungesa e ilaçeve të caktuara që përdoren për trajtimin e koronavirusit të ri, njoftoi sot Agjencia Europiane e Ilaçeve, nëpërmjet një deklarate.

“Spitalet po mbarojnë ilaçet që përdoren kryesisht në njësitë e kujdesit intensiv, duke përfshirë disa anestezikë, antibiotikë dhe qetësues të muskujve, si edhe ilaçe të përdorura për etiketimin e COVID-19”, tha agjencia.

Industria farmaceutike dhe spitalet mezi po arrijnë të mbështesin kërkesën, për shkak të mbylljes së kufijve dhe ndalimeve të eksportit, si edhe bllokimeve të fabrikave lokale.

Për të parandaluar mungesat e menjëhershme të ilaçeve të përdorura në trajtimin COVID-19, Agjencia Europiane e Ilaçeve është ngarkuar me detyrën për të paraqitur një sistem të ri paralajmërues të hershëm.

Agjencia e BE-së premtoi të shpejtojë procedurat rregullatore për metodat e reja të prodhimit në industrinë e ilaçeve.

Share This Article