ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 3 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 3 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 3 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BE ndryshe nga Rama: Në Bruksel kemi kërkuar sqarim për marrëveshjen e Portit të Durrësit

albnews by albnews
3 March, 2021
in Albania
0
BE ndryshe nga Rama: Në Bruksel kemi kërkuar sqarim për marrëveshjen e Portit të Durrësit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dosja.al ka zbuluar se si Bashkimi Evropian i ka kërkuar qeverisë shqiptare sqarime për të vlerësuar nëse marrëveshja me kompaninë Emaar për investimin prej 2 miliardë dollarë në Portin e Durrësit shkel marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që i ndalon Shqipërisë trajtimin preferencial të kompanive jashtë BE.

Artikulli i plotë:

RelatedPosts

BE propozon një “periudhë prove” për anëtarët e rinj nga Ballkani, Marta Kos: Nuk dua të shihem si komisionerja që solli kalin e Trojës

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Marrëveshja e qeverisë shqiptare për zhvillimin e Portit të Durrësit nga kompania Emaar, e sheikut arab Mohamed El Alabbar, i ka hapur probleme Shqipërisë në Bruksel. Bashkimi Evropian kërkoi sqarime nga qeveria shqiptare nëse kjo marrëveshje shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Por kryeministri Edi Rama, e mohoi dje më forcë një shqetësim të tillë të ngritur nga BE. Dosja.al kontaktoi me zyrën e shtypit pranë Delegecacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Në përgjigjen dërguar via email, Delegacioni i BE në Tiranë, konfirmon se BE është në dijeni të marrëveshjes dhe kërkon sqarime nga Shqipëria.

“BE-ja është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. BE-ja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime për të vlerësuar përputhjen e marrëveshjes me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë.”-thuhet në përgjigjen nga Bashkimi Evropian.

Por si e mohoi dje kryeministri Edi Rama?

Kryeministri jo vetëm që mohoi që në Bruksel të ishte vënë para përgjegjësisë për këtë marrëveshje, por me ironi dhe tallje tha se këto lajme janë “fakte alternative të një bote paralele të ndërtuar me lajme të rreme“. Rama tha se në Bruksel as nuk ishte përmendur fare kjo çështje.

Mohimi që Edi Rama iu bëri fakteve:

“Po kaq e pavërtetë, kaq thellësisht e pavërtetë sa mungesa e një ultimatumit është ajo që dëgjova tani për Portin e Durrësit. As është folur as është diskutuar, as është prekur asnjë fjalë në lidhje me këtë temë. Është për të ardhur keq që kjo shpiket në Tiranë ndërkohë që ai investim është për të gjithë për të ardhurat tuaja personale, tuajat personale të juve që jeni këtu. E kam dëgjuar shumë këngën e Malit të Zi dhe Maqedonisë, Serbisë … që kanë investime të huaja, kanë investime të huaja dhe kemi paguar koston e një imazhi skandaloz të trashguar nga një traditë skandaloze dhe kur ne bëhemi gati të bëjmë investime të përmasave të mëdha dhe që kanë të njëjtin ndikim si në Malin e Zi që janë me pagat më të larta në rajon këtu prodhohet baltë dhe shpifet paturpërsisht për diçka që është e lidhur me interesin tuaj personal dhe familjar, dhe të atyre që kanë një mikrofon se rritja në ekonomi do të ndikojë tek ekonomia.”-tha Rama dje në konferencën e fundit me gazetarët.

Përgjigjia e delegacionit të BE provon se vizita e kryeministrit shqiptar në Bruksel dhe shqyrtimi i ecurisë së Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Investimi prej 2 miliardë dollarë nga grupi Emaar në Portin e Durrësit ka shqetësuar BE, duke ia shprehur kryeministrit Edi Rama se koncesioni shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Cila ka qenë përgjigja e kryeministrit shqiptar? 

Edi Rama iu ka kërkuar dy zyrtarëve të lartë evropian heshtje publike për këtë çështje dhe në këmbim ka premtuar se marrëveshja do të korrigjohet. Shqetësimi i BE lidhet me marrëveshjen për Stabilizim-Asociimin që ka hyrë në fuqi të plotë që prej 31 marsit të 2019, dhe ndalon që kompaninve jashtë BE t’ju jepet një trajtim preferencial si në rastin e Portit të Durrësit dhe kompanisë Emaar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result