Papa i vendosur për vizitën në Irak, pelegrinazhi treditor nis të premten

 1,889 total views,  1 views today

Një bateri raketash u zbraz të mërkurën mbi një bazë në Irak ku qëndron ushtria amerikane.

Sulmi erdhi pas goditjes që Uashingtoni urdhëroi një javë më parë ndaj grupeve milice proiraniane, dhe në të njëjtën vend që Irani sulmoi janarin e shkuar për vrasjen e gjeneralit të vet, Kasem Sulejmani.

Por teksa rritet frika për tensionim të situatës, Papa Françesku nuk tërhiqet nga vizita e tij.

Nga e premtja deri të hënën, kreu i Kishës Katolike pritet të udhëtojë mes Bagdadit, jugut të Irakut dhe në qytetin verior të Erbilit, të sulmuar javën e kaluar.

Papa 84-vjeçar tha të mërkurën se me gjithë rreziqet që i kanosen, ai nuk mund ta zhgënjejë më komunitetin e krishterët irakian.

“Populli irakian e priste prej kohe Gjon Palin II, të cilit iu ndalua çdo mundësi që të shkelte në këto troje. Nuk mund ta zhgënjesh popullin për herë të dytë. Të lutemi që ky shtegtim të shkojë mbarë e mirë.”

Vizita në Irak e Papës do të jetë e para që ai bën jashtë selisë së shenjtë në kohë pandemie.

Zëdhënësi i Vatikanit tha se, për arsye sigurie, Papa Françesku do të udhëtojë nëpër vend me automjet të blinduar dhe nuk do të ketë takime në rrugë.

Fjalën e parë Ati i Shenjtë pritet ta mbajë në Kishën Katolike të Bagdadit, përpara se ta shtrijë vizitën në qytetin e adhuruar të Naxhafit, në vendlindjen biblike të Abrahamit, në Mosul dhe mesha e fundit do të mbahet në Erbil, ku gjetën strehë mijëra të krishterë pas përndjekjes vite më parë prej Shtetit Islamik.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •