BE ndryshon buxhetin për krizën e Covid-19, Shqipërisë nuk i hiqen 100 mln eurot e premtuara për tërmetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori europian në Shqipëri, Luigi Soreca, njofton se Këshilli Europian ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të siguruar mbështetje shtesë aty ku ka nevoja emergjente.

Ndryshimi i buxhetit përfshin edhe shumën prej 100 milion euro të premtuara nga Komisioni Europian në shkurt të këtij viti për të mbështetur procesin rindërtimit pas tërmetit të nëntorit në Shqipëri.

“Premtimi u mbajt. Bashkimi Europian qëndron përkrah Shqipërisë” shkruan Soreca në twitter. Ndryshimet në buxhetin e BE parashikojnë lirimin e 3.1 miliardë euro për t’iu përgjigjur krizës kundër COVID-19.

Share This Article