Për momentin, anija cisternë nafte është lokalizuar në portin e hidrokarbureve në Porto Romano.
Anija që u fotografua sot duke derdhur vaj të djegur në ujërat e Adriatikut është lokalizuar në Porto Romano. Report TV shkruan se anija e ka emrin ‘PD Gaz Pioneer Valleta’ dhe mban flamur maltez. Për momentin, anija cisternë nafte është lokalizuar në portin e hidrokarbureve në Porto Romano.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe po bën verifikim dokumentacioni për shkarkimet që ka bërë sot në det. Pamjet e publikuara sot nga Report Tv, tregonin sesi anija, për të shmangur kostot e asgjësimit që duhet të paguajë në port, ka shkarkuar në det vaj të djegur.
Vaji i djegur që prodhojnë anijet bashkë me ujin e miksuar me naftë që mblidhet në serbatorë të çdo anijeje, cilësohen si mbetje të rrezikshme.