BE premton 1 miliardë euro për Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Europian do të japë 1 miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që po presin refugjatët që largohen nga lufta.

Lajmin e ka dhënë Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.

“600 milionë euro do të shkojnë për Ukrainën, për autoritetet ukrainase dhe pjesërisht për Kombet e Bashkuara. Ndërsa 400 milionët e tjerë do të shkojnë për shtet që po ndihmojnë dhe mirëpresin refugjatët që po i largohen luftës”, tha Von der Leyen.

Ndërkohë, donacionet në total nga qeveritë ndërkombëtare, biznesmenë të ndryshëm dhe banka, kanë bërë që shifra të shkojë në 10,1 miliardë euro, gjatë eventit “Stand Up for Ukraine”.

Share This Article