“Bëhu burrë!” Rusia publikon reklamën që u bën thirrje civilëve të lënë punën e t’i bashkohen ushtrisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një Rusi ka nisur të transmetohet masivisht një reklamë që nxit qytetarët që t’i bashkohen ushtrisë.

Spoti nxitës po transmetohet në një kohë kur forcat e armatosura ruse po pësojnë humbje të konsiderueshme dhe nuk po ia dalin të bëjnë progres në Ukrainë pas më shumë se një viti nga pushtimi.

Videoja u publikua nga Ministria e Mbrojtjes së Moskës ndërsa rusëve u bëhet thirrje që t’i lënë punët e tyre si civilë dhe t’i bashkohen ushtrisë.

Në video shfaqet një rojë supermarketi, një instruktor palestre dhe një shofer taksie, të gjithë (mesa duket) të mërzitur e zhgënjyer nga jeta civile dhe më pas gjejnë gëzim dhe një qëllim për të ndjekur pasi i bashkohen ushtrisë.

Po ashtu, qytetarëve u premtohet një rrogë mujore prej të paktën 204,000 rublash ($2,500), një shumë katër herë me lartë se paga mesatare në Rusi.

Çfarë nuk thonë reklamat?

Aktiviteti i rekrutimit ka të ngjarë të jetë nxitur nga nevoja e dëshpëruar e ushtrisë ruse për ushtarë të rinj pas më shumë se një viti luftimesh në Ukrainë.

Sipas dokumenteve të kalsifikuara të amerikanëve që u publikuan së fundmi, Pentagoni vlerëson se humbjet mes rusëve janë diku mes 189,500 dhe 223,000 viktima, me 35,500-43,000 burra të vrarë në aksion.

Në shtator 2022, presidenti Vladimir Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm”, i cili kërkonte të rekrutonte ushtarë të rinj pavarësisht nëse ata donin të bashkoheshin me ushtrinë apo jo. Kjo lëvizje bëri që popullariteti i liderit rus të binte.

Share This Article