Bekoi makinat e policisë, Ministria e Brendshme në RMV nis hetimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut informon publikun se një hetim ka nisur nga Departamenti për Kontroll dhe Standarde Profesionale në lidhje me foton që bërë bujë në opinionin publik që ishte realizuar brenda ambienteve të këtij institucioni.

Në foto, shfaqet një klerik që është duke bekuar përmes një riti fetar disa automjetet policore brenda Ministrisë së Brendshme.

Hetimet, shkruan Ministria do të përcaktojnë rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje.

“Lidhur me fotografitë e publikuara për të cilat pyesni, Ministria e Punëve të Brendshme ju informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së po ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse për përcaktimin e plotë të rrethanave, pas së cilës publiku do të informohet në mënyrë të duhur”, thuhet në njoftimin e MPB.

Fotografitë shkaktuan reagime të ashpra në opinionin publik. Në to shihet prifti duke bekuar automjetet  në sytë e punonjësve të policisë. 

Reagime të ngjashme pati edhe një vit më parë, kur u krye një rit fetar në Kuvend.

Share This Article