Filipçe: Vaksinimi me vaksinën ruse do të fillojë të mërkurën

 422 total views,  1 views today

Vaksinimi me vaksinën ruse “Sputnik V” në Maqedoninë e Veriut do të fillojë të mërkurën, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij, vaksinat do të mbërrijnë nesër në aeroportin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Nga kompania ruse kemi marrë të gjithë dokumentet e nevojshme, me shumë gjasë të mërkurën do të fillojë vaksinimi, ndërsa nesër do të mbërrijnë në aeroportin në Shkup në ora 14”, deklaroi Filipçe.

Ai paraprakisht tha se fillimisht do të mbërrijnë 3000 vaksina nga Rusia.

Sa i përket vaksinës kineze, priten 200 mijë doza, ndërsa një sasi e caktuar mund të vijë së shpejti por nuk dihet saktë se kur.

Nga vaksina ruse po ashtu, priten gjithsej 200 mijë doza. Në pyetjen se sa vaksina janë dakorduar në letër, Filipçe tha se bëhet fjalë për 2,2 milionë vaksina të dakorduara.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •