Beleri del në gjyq të hënën, çfarë ndodhë me mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati fitues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestuar një ditë para zgjedhjeve, pasi akuzohet se ka blerë vota.

Pavarësisht kësaj, Beleri edhe pse pas hekurave, arriti që të fitojë betejën për Bashkinë e Himarës.

Prokuroria e Vlorës i caktoi masën “arrest me burg”, ndërsa dosja e tij tanimë i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe pritet që të hënën Beleri të dalë para gjykatës.

Por çfarë ndodh me mandatin e tij në vazhdim?

Gjykata duhet të marrë vendim të formës së prerë për Belerin dhe më pas edhe Gjykata e Posaçme do duhet të marrë të njëjtin vendim të formës së prerë. Nëse Beleri del fajtor dhe dënohet, atij i hiqet mandati i kryebashkiakut.

 “Ndryshe nga deklaratat, SPAK është e detyruar të zbatojë ligjin. Fillimisht ajo ka marrë në duar një dosje nga Prokuroria Vlorës, ku i ka kërkuar që Beleri dhe Pandeli Kokoveshi të vazhdojnë të hetohen në masën arrest me burg.

Prokurorët e Posaçëm janë të detyruar të shohin dosjen dhe më pas t’i drejtohen Gjykatës.

Prokuroria e ka të dokumentuar rastin e Fredi Belerit. Sa i takon mandatit, nga Gjykata duhet që vendimi të marrë formë të prerë, nëse Beleri del fajtor dhe më pas nëse edhe Gjykata e Posaçme jep të njëjtin vendim, atëherë Belerit i hiqet mandati i kryetarit të bashkisë” u shpreh Vija. /

Share This Article