Pas humbjes, Berisha pranon të votëbesohet si kryetar: Statuti do të zbatohet pikë për pikë

albnews
By
1 Min Read

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pasi humbi zgjedhjet do të zbatojë statutin dhe do të votëbesohet si kryetar. Berisha tha se denoncimet e për vjedhje nuk janë justifikime për të shpëtuar pozicionin e tij në krye të partisë.

“Statuti do të zbatohet pikë për pikë, njëlloj sikur zgjedhjet ishin të lira”, tha Berisha.

Pika 9 e nenit 46 të statutit të statutit, të miratuar në Kuvendin Kombëtar të dhjetorit 2021 në stadiumin ‘Air Albania’, parashikon që kryetari i partisë, pas zgjedhjeve vendore, duhet të votëbesohet në Këshillin Kombëtar.

 Që kryetari i partisë, në rastin konkret Sali Berisha, të quhet i votëbesuar, duhet që të votojnë pro tij jo më pak se 70 % të anëtarëve të Këshillit Kombëtar që marrin pjesë në votim.

Share This Article