Belinda Balluku këshillon qytetarët: Lajini rrobat në 30 gradë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duket se qeveria shqiptare po i përgatit qytetarët për një dimër të vështirë, sa i takon furnizimit me energji elektrike.

Përmes një postimi një postimi në FB, ministrja e Energjisë Belinda Balluku ka shpërndarë një video të shkurtër me disa këshilla. Në video thuhet se lavatriçja duhet përdorur sa më pak brenda javës dhe se rrobat duhen larë me 30 gradë e jo me temperaturë të lartë. Kjo metodë, thuhet në video, do të mundësojë kursimin e energjisë elektrike.

“Kursejmë energjinë që ta kemi!”, shkruan Balluku krahas videos.

Në komentet e postimit të ministrit, përveç atyre që e mbështesin, ka edhe të tjerë që ironizojë. “Dhe lahuni te shtunen se te dielen do lajme rrobat me dore”, shkruan dikush.

Share This Article