Kontakti me dy të infektuarit në Tiranë, 14 persona testohen për koronavirus

 77 total views,  2 views today

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se po testohen 14 persona që kanë patur kontakt direkt me dy të infektuarit e parë me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë një konference për shtyp, Ministrja sqaroi se po pritet të dalin rezultatet e analizave.

“Janë testuar deri më tani 65 raste. Dy prej të cilëve janë positivë, në proces testimi janë 14 raste që kanë pasur kontrate të afërta me dy rastet pozitive,”-u shpreh Manastirliu.

Kujtojmë se dy personat e prekur nga virusi COVID-19 u konfirmuan në orët e mesnatës. Këtë të hënë në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri lajmëroi për mbylljen e shkollave, aktiviteteve sportive, grumbullimeve e mbledhjeve në konferenca si dhe pezullimin e fluturimeve dhe lundrimeve drejt zonave të kuqe në Itali.

Më tutje Ministria e Shëndetësisë përcolli urdhrat e marrë deri më tani për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së virusit, pasi babë e bir të prekur nga koronavirusi janë banues në Tiranë.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •