Benatia largohet, Juventusi kthen në skuadër Caceres

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lëvizje e çuditshme nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër.

Medhi Benatia duket shumë pranë largimit, pasi mbrojtësi maroken ka kërkuar të lërë Juventusin, ku këtë stinor nuk po luan pothuajse fare.

Ndonëse sezonin e shkuar ishte një titullar, rikthimi i Leonardo Bonuccit e ka kthyer Benatian në një rezervistë.

Oferta e skuadrës Al Duhail nga Katari, duket më bindësja deri tani, pasi ata janë gati të paguajnë 8 milionë euro menjëherë për Benatia dhe 6 të tjera në formë bonusi në lidhje me paraqitjet.

Nga ana tjetër klubi bardhezi nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e Benatia dhe ka kontaktuar menjëherë uruguaianin Martin Caceres, i cili aktualisht është pjesë e Lazios.

Për të rikthyer Caceres në Torino, bardhezinjtë kanë gjetur akordin me Lazion, për shumën e 600 mijë eurove dhe marrëveshja pritet të mbyllet pas kësaj fundjave, kur Juve të përballet me kryeqytetasit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply