Ronaldo do të debutoj për Unitedin ndaj Newcastlet

albnews
By
1 Min Read

Ylli portugez do të debutoj me fanellën e Manchester Unitedit në javën e ardhshme, kanë raportuar të premten mediumet britanike.

Bëhet e ditur se Ronaldo do të luaj me Unitedin në ndeshjen kampionale kundër Newcastlet që zhvillohet në stadiumin “Old Trafford” më 11 shtator dhe i takon xhiros së katërt në Premier League.

Ronaldo iu bashkua Unitedit javën e shkuar nga skuadra e Juventusit.

Aktualisht, Ronaldo është grumbulluar me Përfaqësuesen e Portugalisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Share This Article