Benny u tall me idenë e Hailey-t/ Kylie del në ‘mbrojtje’ të mikes së saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dashuri i Selena Gomez, Benny Blanco së fundmi ka hedhur një kunjë drejt Hailey Bieber.

Hailey kohët e fundit ka lancuar një kasë të re telefoni ‘Rhode’ që përmban një vend për të mbajtur shkëlqyesin e buzëve, dhe mesa duket për disa njerëz kjo gjë duket qesharake.

Një prej tyre është dhe Benny, i cili me sa duket u tall me idenë ndërsa ndau në ‘Instagram Story ‘ një foto të kasës së tij të telefonit që ka një hot-dog të madh mbi të.

Menjëherë pas kësaj, e mikja më e mirë e Hailey-t, Kylie Jenner, postoi duke thënë se ajo “e dashuron” kasën e saj të re të telefonit. Sic duket kjo ishte një kunjë e drëjtpërdrejtë jo vetëm për Benny-n, por dhe për cdo individ tjetër që i duken qesharake kasat e lancuara prej Hailey-t.

Share This Article