Perspektiva ekonomike globale, FMN: Rimëkëmbja globale mbetet e ngadaltë, por Shqipëria mbetet mbi mesataren europiane 

albnews
By
2 Min Read

FMN ka publikuar raportin me titull “Perspektiva ekonomike globale”.

Parashikimi bazë, në këtë dokument, është që rritja globale do të ngadalësohet nga 3% në 2023 dhe 2.9% në 2024, shumë më poshtë mesatares historike të dekadave të fundit prej 3.8 %. 

Ekonomitë e përparuara pritet të ngadalësohen nga 1.5% në 2023 dhe 1.4% në 2024, ndërkohë që politikat shtrënguese do të fillojnë të ndihen. 

Tregjet dhe ekonomitë në zhvillim parashikohet të kenë një rënie të papërfillshme duke mbetur në nivelin e 4% për vitet 2023 dhe 2024, ndërkohë që inflacioni global parashikohet të bjerë në mënyrë të qëndrueshme, nga 8.7% në 2022 në 6.9% në 2023 dhe 2025. 

Por cila është prespektiva e ekonomisë shqiptare?

Ritmet e rritjes në ekonominë shqiptare do të zbehen me 0.3% ne 2024 duke prekur nivelin e  3.3%, dukshëm me lart se mesatarja e ekonomive të zhvilluara europiane të cilat parashikohen mesatarisht në nivelin e 1.2%.

Ekonomia mbetet ende subjekt i pasigurive. Rritja e partnerëve tregtarë vazhdon të jetë më e ngadaltë nga sa pritej ç’ka mund të ndikojë në eksportet dhe rritjen e ekonomisë shqiptare. 

Një përshkallëzim i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe moti i pafavorshëm që ndikon në prodhimin e energjisë mund te godase furnizimin me energji. Nga ana tjetër ekonomia mund të shfaqë aftësi përshtatëse, e nxitur edhe nga një vrull i fortë i industrise se turizmit.

Duke patur parasysh shqetësimet në rritje për fragmentimin gjeoekonomik, FMN vlerëson se ndërprerjet në tregtinë globale të mallrave mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve, si dhe ne aktivitetin ekonomik dhe tranzicionin e energjisë së gjelbër.

Share This Article