Benzema: Dua të luaj me Mbappen në Real Madrid

albnews
By
1 Min Read

Karim Benzema vazhdon të flasë për Kylian Mbappen.

Benz, që ka krijuar një miqësi fantastike me Kylian Mbappen që kur u rikthye të Kombëtarja e Francës, pak para Evropianit – ka folur sërish haptazi për dëshirën që ka ai që të luajë me Mbappen edhe te Real Madridi.

Në një intervistë për Telediario të TVE, 33-vjeçari tha: “Kënaqem me të në Kombëtare. Pse jo në të ardhmen (në Real Madrid)? Është një lojtar i madh. Por për momentin duhet të respektojmë ekipin e tij”.

Do të të pëlqente të luaje me Mbappen në Madrid?Reklamë

“Përse jo? E kam thënë më parë dhe do ta them sërish, natyrisht që po, një ditë”.

Share This Article