Real Madridi ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Espanyoli në kuadër të javës së tretë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 3-1.
Pas vetëm 12-të minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me golin e Vinicius Junior, me Aurelien Tchouamenin që ishte asistuesi.
Por, mbretërit nuk ia dolën të mbanin epërsinë qysh në pjesë të parë, pasi Espanyoli i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Joselu (43’).
Në 45 minutat e dytë, ishte lojë e dominuar nga mysafirët, dhe me çka erdhi edhe u shënuan dy gola spektakolar.
Karim Benzema ia doli të shënonte në minutën e 67-të të takimit, por gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje.
Sulmuesi francez nuk u dorëzua dhe ia doli të shënonte golin e epërsisë, dhe atë e arriti në minutën e 87-të falë një asistimi brilant nga Rodrygo.
Por, lojtari më i mirë sipas UEFA-s, ia doli të realizonte edhe golin e dytë personal, tani nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+10-të, për rezultatin final 3-1.
Pas javës së tretë, Real Madridi është lider me nëntë pikë, aq sa ka edhe Real Betisi, e që në xhiron e katërt do të kenë pikërisht punë me ta.