Bëri bujë që pa dalë në shitje, botohet libri i Prince Harry-t! Nga vrasja e 25 ushtarëve në Afganistan te ‘dramat’ e Pallatit Mbretëror, ja ç’pritet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një libër që u prit me shumë bujë për shkak të disa copëzave të dala në Spanjë, ka qenë padyshim libri i Prince Harryt. Ashtu siç shpesh ndodh, atraksioni për të panjohurën dhe të fshehtën ka nxitur mjaft lexues në mbarë botën të presin me padurim librin e Harryt.

Libraritë në të gjithë Londrën u hapën në mesnatë për të përmbushur kërkesat e shumta për librin me kujtime të Princit Harry, i cili sot ka dalë zyrtarisht në shitje.

Shumë fansa po qëndrojnë në radhë për të blerë një kopje të librit, i cili ka trazuar shumë “ujërat” e familjes mbretërore. Librashitësit hapën degën e tyre kryesore herët në mëngjesin e sotëm në pritje të kërkesës së lartë të klientëve, pasi libri u botua në mbarë botën në 16 gjuhë.

Prej disa ditësh, në media po përflitet për librin dhe ka një kuriozitet të madh, pasi Harry ka zbuluar aty gjithçka, nga mënyra se si humbi virgjërinë e tij deri tek pretendimet se u sulmua nga vëllai i tij, Princi William.

Kujtimet prej 410 faqesh, që zbulojnë konfliktin dhe tensionet personale brenda pallateve mbretërore, tregojnë versionin e Princit Harry të rritur dhe përplasjet e tij me familjen mbretërore. Deri më tani Buckingham Palace dhe Kensington Palace nuk janë përgjigjur.

Share This Article