Bëri gjestin e bujshëm kundër Tottenham, CR7 përjashtohet nga United

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë Cristiano Ronaldo dhe Manchester United janë më larg se kurrë. Rikthimi i kampionit portugez në ekipin që e shndërroi në idhullin e miliona tifozëve u tregua një dështim i vërtetë, që rrezikon të njollosë fundin e karrierës së tij mbresëlënëse.

CR7 është zyrtarisht  jashtë ekipit në kuadër të ndeshjes  së rëndësishme me Chelsea. Lajmin e ka shpërndarë vetë ekipi britanik, pa sqaruar shkakun që të gjithë e dinë.

Ditën e djeshme, Ronaldo u kthye në dhomën e zhveshjes para së të mbyllej sfida kundër Tottenham. Diçka që kishte ndodhur në verë edhe në sfidën kundër Vallecano, diçka e patolerueshme për një trajner të rreptë si holandezi Ten Haag.

Portugezi jo vetëm nuk do të jetë i pranishëm në stadium, por më pas do të stërvitet i vetëm, për një afat ende të papërcaktuar.

Largimi i tij në janar duket tani tejet i mundshëm, por me formën e tij të deritanishme dhe sjelljen jashtë fushe, vështirë se një klub i rëndësishëm do të ketë interes për të paguar rrogën e tij të lartë.

Share This Article