Kreu i PD, Sali Berisha po mban fjalën e tij në Parlamentin e Shqipërisë. Nga foltorja e Kuvendit Berisha i bëri thirrje emigrantëve t’i bashkohen protestës dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.
Po ashtu Berisha iu drejtua bizneseve, mësuesve t’i bashkohen protestës si dhe iu bëri thirje shqiptarëve që të bashkohen kundër Ballkanit të Hapur.
“Kemi çmime më të lartë se mesataren e çmimit europian vaji…Nafta po ashtu ka kapur çmimin e Zvicrës…Ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2% dhe nuk është rritur…I bëj thirrjeve bizneseve të vogla dhe të mesme, të bashkohen në protestë. Ju bëj thirrje emigrantëve të bashkohen në protestën e 7 korrikut për të mbrojtur të drejtat tuaja. Çdo emigrant ka të drejtën të votojnë për partinë dhe deputetin që duan. Unë e kuptoj që është e pamundur një shpërngulje e emigrantëve, por ata duhet të marrin pjesë për fëmijët e tyre. Në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Sistemi i shëndetësisë është duke u shpërbërë, fondet janë qesharake, protesta e datës 7 korrik do të ishte përgjigja më e merituar. Sot u drejtohem mësuesve, nxënësve, studentëve, pedagogëve, mjekëve, infermierëve të bashkohen me ne se rrënimi i sitemit shëndetësor dhe arsimor është nga veprat më të tmerrshme të këtij regjimi. Koha është të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona që të përmbysim regjimin monist. Një thirrje të vçantë kam për pronarët për të cilët bëj autokritikë, u bëj thirrje të bashkohen me ne se pronat e tyre janë më të kërcënuara se kurrë. Hajduti që s’ka kufi tha se mungojnë dhjetra mijëra faqe. Nëse PD nuk përmbushi detyrimet ndaj jush, ju siguroj se në vitin 2007 u dixhitalizua cdo dokument. I bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër Ballkanit të Hapur. Shqiptarët të kenë në dorë fatin e tyre dhe jo të vendosë Beogradi”-tha Berisha.