Bora mbulon fshatin turistik të Dardhës (Foto)

albnews
By
1 Min Read

Dëbora e rënë së fundmi e ka zbukuruar edhe më shumë pamjen e fshatit turistik të Dardhës, që ndodhet në lartësinë e 1344 metrave dhe 20 kilometra në juglindje të Korçës.

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, ka publikuar pamje nga Dardha e cila tanimë është mbuluar nga bora dhe ofron një pamje spaktakolare.

Dardha është e ndërtuar me shtëpi karakteristike përdhese të mbuluar me plloça të hirta. Krahas tyre atje gjenden dhe ndërtesa të reja dhe hotele bashkëkohore.

Me investimet e reja turistike që po ndërmerren siç është krijimi i resortit të parë të skive në Shqipëri, në zonën e Nikolicës, synohet që Dardha të shndërrohet në një destinacion me potencial të veçantë të turizmit korçar./ATSH/

Share This Article