ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 2 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 2 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 3 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 4 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Berisha: Emrin nuk e ndërrojmë! Jemi të vendosur për sakrificë sublime si në 1991-shin

albnews by albnews
12 November, 2023
in Shqiperia
0
Berisha: Emrin nuk e ndërrojmë! Jemi të vendosur për sakrificë sublime si në 1991-shin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot nga Durrësi se deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime njëlloj si në vitin 1991, ku qytetarët e Durrësit bënë copa përmendoren e Enver Hoxhës, në Shkodër të Stalinit, dhe Kavaja përmbysi diktaturën.

Berisha shtoi se PD nuk ndryshon emër pasi ai emër dhe demokracia e Shqipërisë, ai emër dhe pluralizmi, ai emër dhe shpresa e Shqipërisë, duhet të jetojnë dhe do jetojnë gjithmonë.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

“A është kjo që themi një realitet? Kjo është vetëm maja e ajsbergut e realitetit ku jetojmë. Çfarë ndodh në parlament? Ka një muaj që ne, deputetët tuaj, për ju, për votën tuaj, për idealet tuaja, kemi filluar protestën, sepse ne, jashtë çdo lloj imagjinate, ky horr i shtetit, nuk na lejon të paraqesim ligje. Ky kriminel nuk na lejon krijimin e komisioneve që Kushtetuta e ka me ligj. Po pse nuk lejon? Sepse e shoqja ka ndërtuar pallatin 5-katësh pa asnjë faturë tatimore, bankare apo tatimore. Zonja e parë, e dytë apo e tretë si quhet tani. Pse nuk na lejon? Se e shoqja e saj shkon dhe punësohet në ABI Bank në bord, ndërkohë që ligji e ndalon.

Pse nuk na lejon? Sepse ndërton sarajet në Surrel me 57 metra të gjata, në një kohë kur kishte deklaruar në ILDKP gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Dhe kur filloi kontrollin Zana Xhuka, e përjashtoi nga puna, e nxori nga puna në thyerje të Kushtetutës. Po çfarë thoni ju demokratë? Të ulim kokën ne? Kurrë!  Ose do e hetojmë atë, ose nuk ka paqe në parlament. Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty. Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime njëlloj si në vitin 1991, qytetarët e Durrësit bënë copa këtu përmendoren e Enver Hoxhës, në Shkodër të Stalinit, njësoj si Kavaja që përmbysi diktaturën.

Sot të gjithë jemi të thirrur në fushë për aktet e guximit. Në parlament çfarë po bëjmë? Ne e dimë që ai nuk i plotëson kërkesat, por ne do qëndrojmë deri në pikën e fundit. Sepse ne duhet të vrasim frikën te të tjerët. Këto janë akte, simbole të guximit, por duhen për të vrarë frikën. Se ka ngjallur frikë ky biri i xhelatëve. Ka ngjallur frikë te qytetarët. Pra, ka një kohë sot, ka një kohë për çdo demokrat. Unë do ua them këtu, shumë nga ju mund të keni menduar se ne duhet të zgjedhim emër tjetër. Jo, ne nuk do zgjedhim emër tjetër. Ai emër dhe demokracia e Shqipërisë, ai emër dhe pluralizmi, ai emër dhe shpresa e Shqipërisë, duhet të jetojnë dhe do jetojnë gjithmonë.”- tha Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result