Berisha në Durrës: Fitorja më 6 mars i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit me sa duket janë vetëm një nxehje për Sali Berishën, i cili nga Durrësi tregoi se një rezultat pozitiv të dielën për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” i hap rrugë rrëzimit të atij që e ka cilësuar si regjimi i Edi Ramës.

 “Me këtë revolucion të afrojmë zgjedhjet e parakohshme. Një fitore e shkëlqyer në Durrës dhe e kandidatëve të tjerë, hap dyert e zgjedhjeve të lira të ndershme dhe rikthimin e PD në pushtet”, tha lideri historik i demokrateve.

Në një takim me banorët e Xhafzotajt, Berisha pati një kërkesë për qytetarët e Durrësit.

 “Ju bëj thirrje që të denonconi çdo kriminel elektoral që del për të blerë vota”, shtoi Berisha.

Më vonë, lideri historik i demokratëve zhvilloi një takim edhe me banorë të zonës së ish-Kënetës, po në bashkinë e Durrësit.

Share This Article