Berisha: Për Ramën veriu i Shqipërisë nuk ekziston

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” e mbajtur në Shkodër, deklaroi se për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston.

Berisha thekson se Rama 18-fishoi tenderat sekretë dhe po ashtu arrestoi njerëz, vetëm pse nuk paguajnë dot energjinë elektrike

“Rama i dha përparësi homogjonisë serbe në Ballkan. Rama 18-fishoi tenderat sekrete. Rama nis mandatin e tretë se opozita kaloi nga dështimi në dështim. Nëse sot ai nis mandatin e tretë, përgjegjësitë bien mbi PD-në. PD nuk qe e zonja, nuk fitoi në asnjë nismë përpos se në dekriminalizim. Dua t’ju them që hiqni dorë nga marrëveshjet pa marrë mendimin e forumeve të PD.

Për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston, se ka kryer arrestime njësoj si në vitet 1945-1946, për dritat, që në të gjithë botën janë çështje civile. Nuk mundesh që qytetarin ta lësh pa mundësi që të paguajë dot dritat dhe pastaj ta arrestosh pse nuk paguan për rrymën, kjo është absurde”, u shpreh Berisha.

Share This Article