Berisha tregon se ku do mbahet “Foltorja” e radhës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërmend që t’i ndalë takimet e tij me bazën, në kuadër të Foltores, ku ditën e nesërme njofton se do të jetë në qytetin e Pogradecit.

Berisha shkon në takimin e Pogradecit, pas akuzave të forta që pati dje me Lulzim Bashën, ku ky i fundit e quajti ish-kryeministrit tubin e oksigjenit që i jep jetë regjimit të Edi Ramës. 

“Njoftim! Neser diten e marte me daten 9 nentor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures Lasgush Poradeci te Bashkise se Pogradecit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Pogradecit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale. Dje ish-kryeministri pati një takim me të rinjtë e PD-së në Tiranë, takim të cilit iu bashkua për herë të parë dhe deputeti Belind Këlliçi, për të cilin kanë nisur procedurat për largimin nga kreu i FRPD.

Berisha e quajti Bashën një pengkryetar, dhe e sfidoi për tu përballur publikisht me të, në praninë dhe të demokratëve në bazë. Derimë tani Basha nuk ka pranuar asnjë përballje me Berishën, por ka preferuar që të mos zhvillojë as takime paralele, për të bërë njëlloj testimi të mbështetjes mes të dyve.

Share This Article